JOQ Albania
Home

Kampioni i Formula 1 mbush sot 50-vjeç, vajza e Schumacher bën dedikimin prekës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/01/2019 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vajza e Michael Schumacher ka bërë një dedikim prekës për të atin në përvjetorin e tij të 50-të.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Gina Schumacher e ka uruar babanë e saj ndërsa legjenda e Formula 1 mbush sot 50-vjeç.

Gina ndau me ndjekësit e saj një foto të të atit gjatë kohëve kur ai garonte në klasin mbretëror të automobilizmit.

Bashkë me foton ajo shkruante:

Gëzuar ditëlindjen babai më i mirë!”

Schumacher nuk është parë që nga 29 dhjetori i vitit 2013. Ai u aksidentua teksa bënte ski ne alpet franceze dhe që nga ajo ditë ka shumë pak informacion për gjendjes shëndetësore të 7 herë kampionit të botës në Formula 1.

Gjermani goditi kokën e tij në një shkëmb dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e një skuadre mjekësh në shtëpinë e tij pranë liqenit të Gjenevës në Zvicër. JOQ Albania