JOQ Albania
Home

Shefi i NATO-s: Edhe pas krijimit të ushtrisë, të vazhdojë dialogu
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 03/01/2019 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se krijimi i Ushtrisë është çështje për të cilën vendos Kosova, megjithatë ai thotë se NATO e ka bërë të qartë që një lëvizje e tillë po bëhet në kohë të papërshtatshme.

Këto deklarata sekretari i NATO-s i ka bërë në një intervistë për mediumin malazez ‘CDM.me’, ku ndër të tjera ka folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjen e sigurisë në rajonin e Ballkanit.

“Edhe pse parimisht transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është një çështje për të cilën vendos Kosova, ne e kemi bërë të qartë që një lëvizje e tillë po bëhet në kohë të papërshtatshme. NATO e mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës në mandatin e saj. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-së në raport me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, të gjitha palët duhet të kujdesën që edhe përkundër vendimit për krijimin e ushtrisë, situata të mos tensionohet.

Ai ka folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se NATO-ja përkrah normalizimin e raporteve përmes dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është jetike për paqen dhe sigurinë në rajon”, ka thënë ndër të tjera sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.