JOQ Albania
Home

Tropojani sfidon qeverinë, “i vë flakën” vendit natën e Vitit të Ri
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03/01/2019 13:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një deklaratë për shtyp disa ditë para ndërrimit të viteve njoftoi heqjen e kapsollave dhe fishekzjarreve, metodë që sipas videove të mbërritura në redaksinë tonë, rezultoi e pasuksesshme…

Kjo sepse jo vetëm që në kundërshtim të këtij vendimi shqiptarët festuan duke zbrazur armët, por gjetën edhe mënyra të tjera “argëtimi”.

Kështu të apasionuarit pas makinave luksoze në qytetin e Tropojës, u bashkuan për të dhënë një shfaqje “bishash” luksoze.

Një djalë nga Tropoja i ka vënë flakën literalisht natës së Vitit të Ri.

I riu ka shkruar:

Pershendetje JOQ, ne Tropoje per Vitin e Ri, meqë na i kane hequr fishekzjarrët i dogja gomat tuj bo xhiro kshu per qef me Audin tim A8. Po vetem anonin se ma bllokove makinën.”