JOQ Albania
Home

Studimi: Të tymosësh një herë nargjile është njëlloj si të kesh pirë një paketë cigaresh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/01/2019 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të keni dëgjuar shpesh që konsumimi i shishave është i padëmshëm, por mjekët dhe studimet e kryera thonë të kundërtën.

Sipas një kërkimi të ri, tymosja e nargjiles, rrit shanset për t’u sëmurur me diabet dhe obezitet si dhe është më keq të pish një paketë të tërë me cigare.

Në studimin e kryer, personat që thithën tymin e “ëmbël” të nargjiles rezultuan më shumë të ekspozuar ndaj diabetit të tipit dy dhe rritjes së yndyrave, në krahasim me ata që nuk e provuan fare.

Rezultoi gjithashtu se prirja e duhanit nuk është e lidhur me obezitetin, sindromën metabolike, dyslipidemia-n apo diabetin.

Paralajmërimet janë bërë nga ekspertët në shkollat Mjekësore në Brighton dhe Sussex. Rezultatet e studimit, në të cilën morën pjesë edhe akademikë nga universiteti i Iranit, u publikuan në gazetën, Diabetology and Metabolic Syndrome.

Në eksperimentet e kryera morën pjesë 9,840 persona, një pjesë e tyre ishin konsumues, jo konsumues, ish konsumues  të duhanit dhe nargjiles. JOQ Albania