JOQ Albania
Home

Deklarata e Klopp nuk do i pëlqejë aspak Xherdan Shaqirit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/01/2019 14:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes me Manchester Cityn ku është ndalur te vështirësia e kësaj sfide.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Xherdan Shaqiri po luan mirë, por është larg nivelit të Philippe Coutinhos.

Trajneri gjerman ka thënë se futbollisti shqiptar kosovar po përshtatet në filozofinë e lojës ë tij, por që i duhet ende kohë.

Ai u shpeh:

Ne duhet të gjejmë një pozicion për Shaqirin. Ai është i mirë, ne provuam 4-3-3, por ai nuk mund të luajë aty ende si fantazist. Nuk duam ta sforcojmë. Duam të tregojmë pikat e tij të forta, jo ta vendosim aty ku nuk është mirë. Coutinho ishte ndryshe, e Shaqiri është ndryshe".