JOQ Albania
Home

Psikologu: Për një jetë të lumtur duhet të ndërroni partner çdo 5 vjet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/01/2019 16:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një psikolog i njohur spanjoll, Rafael Santandreu ka një recetë të tijën për një jetë sa më të lumtur.

Autori i bestseller-it, "Las gafas de la Felicidad",mendon se njerëzit modernë e kanë keqinterpretuar nocionin e dashurisë.

Sipas psikologut katalanas, ndjenjat e pastra sentimentale janë kundër natyrës njerëzore duke shtuar se prandaj dashuria shkon aq keq në shumicën e rasteve.

Kështu, pas shumë vitesh duke punuar me pacientët e tij, Spaniard ka krijuar një formulë për lumturinë.

Ai shpjegon:

E di që kjo mund të duket paksa kontroverse, por nëse duan që të marrin kënaqësi të vazhdueshme nga jeta, burrat dhe gratë duhet të ndërrojnë partnerë çdo pesë vite. Dhe, ky është maksimumi absolut për bashkë-ekzistencën."

Sipas tij, koha kur monogamia mbizotëronte tashmë ndërsa sot çdo gjë është ndryshe, pasi si burrat dhe gratë kanë lirinë të shprehen.

Rafael u ka bërë gjithashtu thirrje prindërve që të mos i mësojnë më fëmijët me idenë që marrin kryesisht nga përrallat , siç mund të jetë fraza: Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë.

Dhe, për një jetë të lumtur, psikologu spanjoll sygjeron që të harrohet gjithashtu fraza, “derisa vdekja të na ndajë.” JOQ Albania