JOQ Albania
Home

Skandal me Sperkupën Milan-Juve, diskrimonohen beqarët në stadium
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/01/2019 16:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Finalja e Superkupës së Italisë, mes Milanit dhe Juventusit e cila do të luhet në Jedah të Arabisë Saudite, më 16 janar, ka ngjallur diskutime të ashpra.

Shkak për këtë është bërë ndarja e vendeve në stadium, pasi nuk do të lejohet të marrin pjesë gratë, të cilat nuk janë të shoqëruara me familje.

Ndërsa meshkujt beqarë duhet të jenë të gjthë në një sektor më vete të stadiumit duke mos u përzier aspak me familjarët dhe femrat.

Në stadiumin 60 mijë vendësh, janë shitur deri më tani më shumë se 50 mijë bileta, por diskriminimet gjinore janë bërë një problem para finales.

Kujtojmë që probleme të tilla, ekzistojnë gjithmonë në Arabinë Saudite, ndërsa hyrja e femrave në stadium, u lejua vetëm 1 vit më parë.