JOQ Albania
Home

Marotta kërkon të rifreskojë Interin, ja emrat e nxehtë që ndodhen në listën e zikaltërve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/01/2019 18:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtuesit e Inter kanë filluar që të mendojnë për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Administratori i deleguar i zikaltërve, Beppe Marotta, ka bërë gati një listë me lojtarë të rinj e të talentuar.

Në krye qëndron mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barella, i cili kërkohet edhe nga Napoli. Në fakt dëshira më e madhe e pothuajse të gjithë ekipeve të mëdha italiane, përfshirë dhe Interin, është 18-vjeçari i Brescias, Sandro Tonali.

Ky i fundit është aktivizuar gjithashtu edhe me kombëtaren U-21, por edhe me ekipin e parë. Tonali kosiderohet si Pirlo i ri dhe kushton 30 milion euro. Marotta kishte filluar bisedimet me presidentin e Brescias, që në kohën kur ishte pjesë e Juventus. Për këtë arsye, zikaltërit mendojnë se kanë një armë më shumë se rivalët e tyre.

Tre emra të tjerë në radarët e Inter janë edhe Romero, Andersen dhe Mancini. Për këtë të fundit, zikaltërit janë më të avantazhuar sesa ekipet e tjera. Mancini vlen 20 milion euro, si dhe ka ndëshkuar Interin në disfatën ndaj Atalantës, 4-1.

Joachim Andersen, danezi i Sampdorias, kushton 30 milion euro, por Inter duhet të mposhtë edhe konkurencën e Tottenham, i cili ka filluar të lëvizë.  Përsa i përket situatës së Romeros, Juventus duket paksa më e avantazhuar sesa Inter për mbrojtësin e Genoas.