JOQ Albania
Home

Harrojeni ç’është thënë, ja të mirat që sjell pirja e birrës
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 03/01/2019 19:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjithmonë është folur për barkun e birrës, megjithatë, shkenca ka arritur të mohojë praninë e saj dhe, përkundrazi, një studim i kohëve të fundit thotë që birra mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Pra, a mund të imagjinoni të pini një birrë çdo ditë dhe të humbni peshë? Maria Astudilla, dietologe e njohur argumenton se ky produkt ka përfitime të mëdha shëndetësore.

Përveç kësaj, disa studime kanë zbuluar se birra ka aspekte të mëdha pozitive, të tilla si parandalimi i sëmundjeve të zemrës, ndriçimi i flokëve dhe zvogëlimi i dhimbjeve të trupit, ashtu siç bën paracetamoli.

Megjithatë, është e rëndësishme të kujtojmë se birra në fund është një pije alkoolike që duhet konsumuar me moderim dhe megjithëse ka shumë përfitime, nuk është e këshillueshme që të pini atë në baza ditore.