JOQ Albania
Home

Edhe një plaçkitje e armatosur në Prishtinë, Policia kap një hajn
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 03/01/2019 19:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak më herët në kryeqytetin e Kosovës ka ndodhur një grabitje e një marketi nën kërcënimin e armës.

Policia bëri të ditur se plaçkitja ka ndodhur në marketin “Meridian”, nga ku u vodh arka e marketit me paratë brenda saj, raporton JOQ Kosova.

Mësohet se grabitjen e kryen një grup i armatosur, të cilët Policia arriti t’i evidentojë dhe të arrestojë njërin nga ta.

Sipas Policisë, në rrugë hajnat hudhen edhe arkën e marketit, mirëpo akoma nuk është konfirmuar nëse janë marrë para nga ajo.

Sidoqoftë, kjo grabitje pason dhjetëra të tilla në javët e fundit, sidomos në Prishtinë, ku para disa ditësh u grabiten edhe një market e një institucion mikro-financiar.

Ndryshe, në Kosovë janë shtuar grabitjet e armatosura, si rezultat i të cilave ditë më parë humbi jetën një polic si dhe një prej grabitësve./JOQ Kosova.