JOQ Albania
Home

Milan-Juventus në Arabi/ Plas debati për biletat, diskriminohen femrat
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 03/01/2019 20:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Finalja e Superkupës së Italisë midis Milan dhe Juventus do të luhet me 16 janar në stadiumin “King Abdullah”, Arabia Saudite.

Për këtë super ndeshje biletat pop shiten me ritme të jashtëzakonshme, ku nga 60 mijë bileta, deri tani janë shitur plot 50 mijë të tilla.

Megjithatë është hapur një debat i madh sa i takon pranisë së femrave në stadium. Në Arabinë Saudite femrat nuk pranoheshin në evente të tilla sportive deri para një viti dhe për këtë ndeshje ato do të jenë të pozicionuara në një sektor të vetëm dhe të ndara nga burrat. Ndërsa hyrjet e tjera të stadiumit janë të gjitha për burrat.

Ky vendim është quajtur diskriminim, pasi në Itali femrat do të kishin mundësinë të shihnin këtë finale në kushte të barabarta me meshkujt.