JOQ Albania
Home

City “merr me shkelma” Liverpoolin dhe zbukuron kampionatin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/01/2019 22:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Derbi i sotëm në Premier League mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit u mbyll në shifrat 2-1 për "Qytetarët" e Pep Guardiolës.

Një ndeshje spektakolare, e gjitha për vitrinë.

Të parët që kaluan në avantazh ishte City me Agueron në minutën 40, duke e mbyllur fraksionin e parë të ndeshjes në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë, Liverpooli barazoi shifrat me Firminon.

Kur u duk se ndeshja do përfundonte në ‘paqe’, Sane ishte ai që shënoi golin e avantazhit dhe fitores njëkohësisht për Cityn.

Tashmë skuadra e Guardiolës, me këtë 3 pikësh ngjitet në vendin e dytë në klasifikim me 50 pikë, 4 më pak se Liverpooli kryesues.