JOQ Albania
Home

Zbulohet më në fund arsyeja e vërtetë pse Bufon la Juventusin për PSG-në
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/01/2019 9:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një transferim i bujshëm i merkatos së verës gjatë vitit që kaloi, ishte ai i Bufonit te PSG-ja.

Edhe pse 40 vjeçar, ai nuk u pensionua nga futbolli, por vazhdoi karrierën në Francë te kampionët e PSG-së.

Largimi i tij ishte i papritur për tifozët e futbollit, që ishin të bindur se një nga portierët më të mirë që ka pasur ky sport, do të mbyllte karrierën te Juventusi.

Gjashtë muaj pas largimit të tij nga Juventusi, drejtori i bardhezinjve, Fabio Paratici ka zbuluar edhe arsyen e vëretë të këtij divorci.

Ai sqaroi:

Bufon së pari tha se do të  largohej nga futbolli në fund të sezonit të kaluar. Ne konfirmuam Szczesnyn si portier të parë, ndërsa Budfon mori një ofertë nga PSG-ja dhe shkoi atje".

Në Francë, portieri i famshëm italian synon të fitojë Ligën e Kampionëve, titull që nuk arriti ta fitonte kurrë me Juventusin.