JOQ Albania
Home

Kaos në kufirin Kosovë-Serbi, pritje disa orëshe
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 04/01/2019 9:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në këtë periudhë pas përfundimit të festave të fundvitit janë krijuar kolona të gjata në pikën kufitare me Serbinë në Merdare.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit qytetarët të cilët kthehen nga Kosova nëpër vendet ku jetojnë në këtë pikë kufitare presin 2 orë për të dalë nga territori i Kosovës.

Sipas kësaj qendre, ata të cilët hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare presin nga 5 deri në 10 minuta.

Ndryshe, edhe para festave kufiri mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë i ngarkuar me pritje disa orëshe, raporton JOQ Kosova.