JOQ Albania
Home

Edhe një grabitje me armë në Prishtinë, plaçkitet një person në mes të rrugës
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 04/01/2019 10:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas rastit të Dardanisë ku është grabitur një dyqan, në lagjen tjetër aty afër që quhet Ulpianë, një burri i janë marrë me dhunë paratë në hyrje të banesës.

Nga Policia e Kosovës është sqaruar se dy persona të armatosur i kanë marrë viktimës 90 euro që kishte në portofol, raporton JOQ Kosova.

Policia ka arritur t’i evidentojë të dyshuarit dhe më pas ata janë arrestuar, e tek të cilët ata kanë gjetur një pistoletë dhe kapela për maskim.

Rasti nga policia është cilësuar si “vjedhje grabitqare”, dhe kjo shënon edhe një grabitje të radhës në vazhdën e shumë të tillave që po ndodhin kohët e fundit në Kosovë.

Ndryshe, ditë më parë gjatë një grabitjeje në një bankë u vra në vendin e punës një polic, dhe gjeti vdekjen po ashtu edhe një grabitës i cili kishte shtënë mbi policin./JOQ Kosova.