JOQ Albania
Home

Kalimtari hidhet nga ura e lartë për të shpëtuar 30-vjeçaren që donte të vriste veten
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/01/2019 11:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë në Indi është hedhur nga një urë 21 metra e lartë për të shpëtuar një 30-vjeçare e cila kishte vendosur të vetëvritej.

Qytetari që bëri gjestin heroik, Dhyaneshwar Bilder, po ecte me biçikletë në urën mbi lumin Tapi në momentin që pa një grua të hidhej në lumë.

Incidenti ka ndodhur në Rawar-Taluk të Maharashtra, Indi më 1 janar.

Ndërkohë, një numër i madh njerëzish ishin mbledhur duke parë sesi gruaja përpëlitej në ujë, por askush nuk e mori guximin për ta shpëtuar.

Ndërsa, Dhyaneshwar zbriti nga biçikleta, hodhi një copë të madhe druri në lumë dhe më pas më pas u hodh edhe vetë nga ura. Ai notoi drejt gruas bashkë më copën e drurit, pas të cilit u kapën të dy.

Bilder e tërhoqi drejt bregut duke i shpëtuar kështu edhe jetën. Sipas mediave vendase, 30-vjeçarja ishte banore e fshatit Dhurkheda dhe u hodh në lumë pas një zënke me bashkëshortin.