JOQ Albania
Home

Gjithçka e filmuar, recepsionistja bën për “ujë të ftohtë”hajdutin që e sulmoi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/01/2019 12:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoritetet në Florida janë vënë në kërkim të një hajduti që tentoi të vidhte para në një hotel në Davie.

Sipas raportimit të mediave vendase, tentativa për grabitje ndodhi rreth orës katër të mëngjesit në Woodspring Suites ndërsa recepsionistja që ndodhej në turn bëri rezistencë.

Në videon, e marrë nga kamerat e sigurisë, shihet një burrë i maskuar që hidhet mbi tavolinën e recepsionistes dhe i mbyll asaj gojën për të mos bërtitur.

Fillimisht hajduti i kërkoi që të hapte kasafortën, por punonjësja nuk e dinte kodin. Më i kërkoi që të hapte arkën.

Pas një përballje prej 5 minutash, grabitësi u hodh përsëri mbi banak pasi recepsionistja e kishte marrë situatën në kontroll dhe u paraqit një klient.

I riu në video është identifikuar si Mike White, rreth të njëzetave dhe policia e ka ndarë videon me shpresën që dikush mund të raportojë për vendndodhjen e tij.