JOQ Albania
Home

Plas gallata, ky episod pas ndeshjes City-Liverpool po bën xhiron e botës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/01/2019 13:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fitorja e djeshme e Manchester Cityt ndaj Liverpoolit ka entiziasmuar gjithë kampin e "Qytetarëve" pasi tashmë gara për titull u rihap.

Megjitatë, jo e gjithë vëmendja ka shkuar te rezultari dhe ajo që prodhoi loja.

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në fundin e ndeshjes.

Mbrojtësi i Cityt, Benxhamin Mendi, i cili që prej nëntorit gjendet jashtë fushave për një dëmtim në gju, u fut në fushë, dhe shkoi për të përqafuar dhe puthur Serxhio Agueron.

I veshur me një palë xhinse, xhup portokalli dhe një kapuç në kokë, stjuartët e takimit nuk e vunë re se ai erdhi nga stoli i Sitit, dhe e kujtuan sikur ishte një tifoz.

Ata vrapuan për disa metra, por më pas, e lanë, pasi e kuptuan se kush ishte. Pamjet po bëjnë xhiron e internetit.

Mendi ne fushe on Vidnews.