JOQ Albania
Home

“Dritë mes flokëve”, kjo është vogëlushja e veçantë që ka mahnitur edhe mjekët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/01/2019 13:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë, e cila ka lindur më herët në dhjetor, është vënë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Mayah erdhi në jetë me një tufë flokësh të bardhë, mes flokut të saj të zi të errët.

Pjesa e flokëve të saj të bardhë vjen për shkak të një gjendjeje të quajtur “pielbaldizëm”, që shkakton çrregullim në prodhimin e melaninës.

Vogëlushja e ka trashëguar këtë karakteristikë nga nëna, e cila edhe pse nuk është shumë e madhe në moshë, një pjesë të flokëve i ka të bardhë.

Që nga momenti i lindjes, e sapolindura tërhoqi fillimisht vëmendjen e mjekëve e më pas të gjithë stafit të spitalit.

Nëna e saj, Talyta Youssef, tregon:

Kur lindi, kirurgu tha: Shiko, ka dritë mes flokëve! Kuptova që po e sillte drejt meje, pasi nuk po e shihja. Sapo u sistemuam në dhomë, njerëzit nisën ta fotografonin dhe ta vizitonin. Isha e shtruar në maternitet për katër ditë dhe infermieret, personeli I sanitareve, stafi I spitalit nisën të vizitonin Mayah dhe të bënin shumë foto.

Më pas ato imazhe bënë edhe xhiron e botës.