JOQ Albania
Home

E pëson edhe Madonna, ja çfarë ndodh kur të gjithë duan të bëhen si Kim Kardashian
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/01/2019 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deri tani me shumë siguri duhet t’i keni parë fotot virale të Madonnës, që bënë “namin” në rrjetet sociale.

Pas publikimit të imazheve, të gjithë i mundonte një pyetje e vetme: A ka vendosur këngëtarja 60-vjeçare implante në të pasme apo jo?

Sigurisht që, nëse i ka vendosur apo jo, kjo nuk është puna jonë dhe e askujt tjetër, por ato kanë rënë shumë në sy pasi duken aspak natyrale.

Fotografitë janë postuar fillimisht nga një fans i këngëtares në Twitter dhe prej atëherë kanë marrë “dhenë.”

Ndërkohë, më në fund ka ardhur edhe reagimi i saj.

Këngëtarja iu drejtua Instagramit duke shkruar:

Nuk kam nevojë për aprovimin e askujt……Kam të drejtën të bëj çfarë të dua me trupin tim, ashtu si të gjithë! Faleminderit 2019! Do të jetë një vit i mahnitshëm! #2019 #freedom#respect #nofear #nodiscrimination”