JOQ Albania
Home

Deputeti i Kosovës dorëzon pasaportat e tij, solidarizohet me qytetarët
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04/01/2019 15:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dikur këngëtar, sot deputet i Kosovës, Labinot Tahiri ka mbajtur premtimin e dhënë para disa ditësh në shenjë solidarizimi me qytetarët.

Tahiri ka dorëzuar pasaportat e tij si një shenjë proteste simbolike e nisur nga qytetarët për shkak të mos liberalizimit të vizave.

Deputeti i ka dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasaportat e tij diplomatike dhe këtë e akt e ka shpërndarë vet në rrjetin social Facebook.

Ai ka shkruar:

Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! I falënderoj nga zemra ambasadat që më kanë pajisur me viza, por tani unë më nuk do udhëtoj jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan Liberalizimin e Vizave edhe në këtë vit që shkoi!
Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës. Zoti e bekoftë popullin tonë! Me përgjegjësi, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.”