JOQ Albania
Home

E rrallë në Dhërmi, nevojitet ndërhyrja e borëpastrueses
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04/01/2019 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Viti 2019 ka hyrë me temperatura të ulëta dhe acar, duke bërë që thuajse i gjithë vendi të mbulohet me borë.

E ndërsa për vendet malore bora nuk është aspak një dukuri e rrallë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jugun e Shqipërisë.

Sot fshati turistik i Dhërmiut është zbardhur nga bora dhe kjo për banorët vendas është padyshim një manifestim pasi ndodh shumë rrallë.

Një qytetar ka dërguar disa foto nga Dhërmiu për JOQ Albania dhe pamjet janë vërtet mahnitëse.

Harrojeni Dhërmiun “përcëllues” dhe zhytuni në bukurinë që i ka dhënë bora.