JOQ Albania
Home

Barcelona zgjidh qesen, ofertë e çmendur për Kulibalin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/01/2019 16:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat spanjolle kanë raportuar sot se Barcelona ka bërë gati një ofertë stratosferike për mbrojtësin senegalez të Napolit, Kalidu Kulibali.

Katalanasit prej kohësh janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ‘ylli’ i Napolit duket i zgjedhuri.

Sipas mediave iberike, vështirë që këtë herë De Laurentis t’i thotë “jo” ofertës së Barcelonës.

Mësohet Barcelona është gati të shpenzojë plot 120 milionë euro për Kulibali.

Ka një derbi në fakt me Real Madridin, por duket se katalanasit kanë avancuar dhe janë shumë pranë mbrojtësit të Napolit.