JOQ Albania
Home

Kapet edhe një plaçkitës në Prishtinë, i arrestuari i mbrëmshëm ishte nga Shqipëria
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 04/01/2019 17:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për plaçkitjen në lagjen Dardania të Prishtinës.

I arrestuar është personi L.Drenovci, 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës.

Përgjatë bastisjeve policia ka gjetur dhe ka konfiskuar gjësende që shërbejnë për ndriçimin e plotë të rastit, apo edhe ndërlidhjen e personave që kanë qenë të përfshirë në rast.

Pas arrestimit edhe i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më 3 janar 2019, në orën 17:30 në rrugën “Mustafa Venhari”, në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur në një dyqan.

Nga informacionet paraprake të përfshirë në këtë rast janë 4 persona.

Mbrëmë policia ka arrestuar një të dyshuar në flagrancë, L. Braha, 19 vjeç shtetas i Shqipërisë, tek i cili janë gjetur edhe çantë krahu brenda së cilës janë gjetur arma dhe dy thika, si dhe maskat dhe dorezat, kurse më larg është gjetur edhe arka me para që e kishte grabitur.