JOQ Albania
Home

Radhë të gjata në kufi, qytetarët përleshen me njëri-tjetrin në Merdarë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 04/01/2019 17:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme, rreth orës 15:00, një përleshje fizike ka ndodhur në Merdarë. Dyshohet se konflikti fizik ka nisur si pasojë e mosrespektimit të radhës  dhe pritjeve të gjata në kufi. Jo më shumë se disa minuta, policia ka mbërritur në vendngjarje, për të qetësuar situatën.

Qytetarëve kosovarë u duhet të presin mbi gjashtë orë për ta kaluar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka shkruar edhe një postim në rrjetin social Facebook, ku është shprehur se për të dalë nga Kosova, në kufirin e Merdarës u duhet 6 orë e 20 minuta, madje edhe më shumë në disa raste.