JOQ Albania
Home

Maradona në gjendje kritike, zhduket nga Meksika
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/01/2019 22:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Të shtunën në këtë vend rinis kampionati meksikan i futbollit, por Maradona, trajner i Dorados, skuadër e divizionit të dytë, është zhdukur.

Sipas shtypit meksikan, arsyeja e mungesës së Maradonës ka të bëjë me rinovimin e kontratës.

Mergjithatë, nga Argjentina vjen lajmi se “Pibe de Oro” ka probleme personale dhe ka kaluar në depresion.

Duket e pamundur që Maradona të jetë nesër në stolin e Dorados, që luan ndeshjen me Celaya.