JOQ Albania
Home

Doli nga fusha me barelë, shoku i skuadrës i dedikon golin Manajt
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 05/01/2019 0:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Rei Manaj është dëmtuar rëndë mbrëmjen e sotme dhe është detyruar të lërë fushën me barelë dhe i gjakosur.

Ai u godit në kokë nga kundërshtari i tij, në takimin që Albacete zhvilloi ndaj Grandas.

Pas mbarimit të pjesës së parë, në një deklaratë për mediat, klubi i Albacetes ka njoftuar se Manaj ka pësuar trauma në kokë dhe ndodhet në spital.

Ndërkohë në minutën e 63,  është shënuar goli i parë i takimit, për Albaceten, me autor mesfushorin Bela.

Ky i fundit ia ka dedikuar golin Manajt, pasi ka festuar duke bërë me gishta numrin 22, të cilin sulmuesi kuq e zi mban prapa në fanellë.