JOQ Albania
Home

Super-lëvizja për shqiptarin, Elseid Hysaj “lan duart” me Napolin
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 05/01/2019 9:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është përfolur gjatë muajve të fundit për një largim të Elseid Hysaj nga Napoli dhe si duket kjo merkato e janarit do të vëjë pikën mbi “i”.

Mbrojtësi shqiptar pas një periudhe mëse të artë tek Napoli duket se është gati të largohet drejt ekipit londinez, Chelsea.

Sipas italianes “TutoSport”, ky vendim i Hysaj me sa duket është ndikuar nga sjellja e Ancelotti-t për këtë lëvizje.

Drejtuesi i Chelsea-t, Maurizio Sarri, e kërkon prej kohësh shqiptarin, por deri më tani kishte pengesën e klubit napolitan që si duket nuk e ka më.

Sipas mediave italiane, Napoli e ka lënë të lirë Hysajn dhe gjatë këtyre ditëve pritet zyrtarizimi tek blutë e Londrës.

Sipas asaj që shkruante "The Sun" muajin e kaluar, Chelsea pritet të blejë kartonin e Hysajt për 44.5 milionë paund.