JOQ Albania
Home

Doli nga fusha me barrelë dhe i gjakosur, ja si është gjendja e sulmuesit kuq e zi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 05/01/2019 14:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti i Kombëtares Rei Manaj u dëmtuar rëndë mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen që ekipi i tij Albacete zhvilloi ndaj Grandas.

Në minutën e 30 të takimit, Manaj doli nga fusha me barrelë dhei gjakosur, pasi u godit në kokë nga një lojtar kundërshtar.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua edhe kontrolleve të detajuara.

Sipas të dhënave të para, mësohet se Manaj ka humbur ndjenjat për shkak të një goditjeje që pësoi në nofull, por gjendja e tij është në kontroll.

Ndërkohë ndeshja midis dy skuadrave të kreut në divisionin e dytë spanjoll përfundoi me rezultatin 1 me 1.