JOQ Albania
Home

Sanchez harron ku duhet të ulet, i zë vendin trajnerit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 05/01/2019 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në sfidën e fundit të Mancester United, është regjistruar një moment gazmor.

Sulmuesi kilen i United, Alexis Sanchez, pësoi një tërheqje muskulore dhe u zëvendësua nga trajneri, Ole Gunnar Solskjaer.

Pas daljes nga fusha, ai i zuri vendin aksidentalisht trajnerit.

Ky i fundit  e kaloi me të qeshur këtë episod, pasi edhe Sanchez u çua nga vendi dhe u ul më poshtë.

Kujtojmë se po i njëjti dëmtim, e ka lënë kilenin jashtë fushave të blerta për 6 muaj.