JOQ Albania
Home

Tradhtoi bashkëshorten, burri bën tatuazhin turpërues në trup që ajo ta falë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/01/2019 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jose Torres, i cili u pendua keq pasi kishte tradhëtuar të shoqen, ka gjetur një mënyrë ekstreme për të kërkuar falje. Në mënyrë që ta bindte gruan e tij që ta falte, ai bëri një tatuazh turpërues që zgjatej nga gjoksi deri afër kërthizës.

Tatuazhi, që përfshin emrin e tij të plotë dhe datën, ka gjithashtu të “gdhendura” një listë të gjërave të turpshme që ai ka bërë duke e dëmtuar martesën e tyre.

Jose ka shkruar në trupin e tij:

Unë, Jose L. Torres po bëj një tatuazh në mënyrë vullnetare në datën 2 janar 2019 në mënyrë që mund të rifitoj besimin e gruas sime pas dhimbjeve dhe vuajtjeve që i kam shkaktuar në martesën tonë.

Unë jam një:

Gënjeshtar

Tradhëtar

Manipulator

Mashtrues

Dashnor i prostitutave

I pandershëm dhe i parespektueshëm

JOQ Albania