JOQ Albania
Home

Një bjonde që përgjërohet dhe meshkuj që goditen me shkelma e grushta, pamje të reja nga sherri tek Folie
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05/01/2019 21:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve një sherr i madh ndodhi në klubin Folie në Tiranë.

Ndonëse nuk kishte shumë informacione të sakta për arsyen e sherrit, mendohet se shkak mund të jetë bërë edhe një vajzë bjonde. Nga disa pamje të reja filmike të mbërritura pranë redaksisë së JOQ Albania, dallohen personat e përfshirë në konflikt.

Mes tyre duket qartë edhe një vajzë bjonde e cila u përgjërohet që të ndalojnë, por me sa duket askush nuk po ia vë veshin dhe djemtë po derdhin të gjithë arsenalin e tyre të grushtave e shkelmave ndaj njëri-tjetrit.

Nuk ka informacion të saktë se pse ndodhi ky sherr, por ajo që dihet me siguri është se gjithmonë e më tepër siguria në mjediset publike në Shqipëri vazhdon të jetë e ulët.

Në vijim pamjet e reja dhe më të qarta nga sherri i ndodhur.