JOQ Albania
Home

Partizani pranë akordit me sulmuesin Karikari, plas gallata në internet
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/01/2019 9:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partizani është një nga ekipet më aktive në këtë merkato janari.

Pas dy mesfushorëve, tani të kuqtë e kryeqytetit janë pranë akordit me një sulmues nga Gana.

Quhet Kvame Amponsah Karikari dhe nëse do të realizohej si transferim, mbiemri tij padyshim do të vendoste në “siklet” drejtuesit e Partizanit, por edhe tifozët në stadium.

Sapo ka qarkulluar emri i tij në mediat sportive të vendit tonë, menjëherë ka plasur edhe gallata në internet.

Të gjithë janë shprehur kuriozë të dëgjojnë komentatorin sa herë ky futbollist të prekë topin.

Gjithsesi, përveç rastësisë së emrit, nga të dhënat që ka ky futbollist, bëhet fjalë për një sulmues mjaft cilësor që do ishte luks për Superligën shqiptare.