JOQ Albania
Home

Hysajn nuk e duan te Napoli, Tare gati ta marrë te Lazio
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/01/2019 10:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elseid Hysaj po kalon një nga momentet më të vështira në karrierën e tij, pasi po kthehet në një lojtar stoli te skuadra e Napolit.

Kjo situatë ka bërë që mbrjtësi shqiptar të mendojë urgjentinash largimin nga skuadra.

Meqë Chelsea ka hequr dorë nga shërbimet e tij, sipas aasj që raporton “Il Messaggiero” është Igli Tare “shpëtimi” i mbrojtësit të djathtë.

Drejtori i Lazios po mendon që ta sjellë në kryeqytet bashkëkombësin e tij.

Ai e ka ndjekur ecurinë e Hysajt që në fillimet e karriës te Empoli. Inzagi do të donte një mbrojtës të sigurt në prapavijë, ku e ka të vështirë ta ruajë portën të paprekur.

Operacioni mund të shkojë 20 milionë euro, që është një shifër shumë e lartë për Lacion, megjithatë Tare mund të gjejë një marrëveshje tjetër.