JOQ Albania
Home

Trajner te Kombëtarja? Zambrota: Italisë nuk i thuhet kurrë “jo”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/01/2019 10:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhanluka Zambrota është një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit italian.

Pas paraqitjeve të mëdha me Juventusin, Barcelonën dhe Milanin, ai ka luajtur 98 ndeshje me kombëtaren italiane, madje ka fituar Botërorin në vitin 2006.

Së fundmi, Zambrota ka folur mbi mundësinë e kalimit si ndihmës i Roberto Mançinit në stolin e kombëtares, duke u vetëofruar për një post të tillë.

Ai shprehet:

Për momentin kam patur vetëm një kontakt me Federatën Italiane nëpërmjet këshillit federal. Unë si zëvendës i Mançinit në kombëtare? Nuk i thuhet kurrë jo Italisë, nëse të vjen ndonjë propozim. Të punosh me një person të madh si Roberto Mançini, vetëm mund të mësosh nga ai”.

Kujtojmë që së fundmi, Zambrota punoi si zëvendës trajner i ekipit kinez të Jiangsu Suning, ndërsa tani është gati për vendin e tij.