JOQ Albania
Home

Gjakovarët protestojnë kundër pelegrinëve serbë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 06/01/2019 10:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Gjakovë ka filluar protesta për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë.

Qytetarët po protestojnë duke thënë se nuk janë kundër ritualeve të tyre fetare por se në mesin e tyre ka prej atyre që ata i njohin të bëmat e tyre gjatë kohës së luftës.

Protesta po mbahet para kishës ortodokse me rastin e festës së Krishtlindjeve, por serbët ende nuk kanë arritur dhe po ashtu nuk dihet saktë nëse do të vijnë sot.

Qytetarët në dorë po mbajnë pankarta me mesazhe për të pagjeturit e tyre si dhe për krimet serbe që u kryen në këtë qytet gjatë kohës së luftës.

Ndryshe, çdo vit gjakovarët protestojnë kundër pelegrinazhit serb në këtë vend, me ç’rast shpesheherë janë përleshur edhe me Policinë./JOQ Kosova.