JOQ Albania
Home

Mërgimtarët përjetojnë tmerrin, pritje mbi 6 orëshe për të dalë nga Kosova
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 06/01/2019 10:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare, në veçanti në atë të Merdares po vazhdojnë edhe sot.

Mëngjesin e së dielës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare pritjet janë deri në 6 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova.

Përderisa, kolona të gjata janë krijuar edhe nëpër pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë, si te Dheu i Bardhë, Jarinje dhe Mutivodë.

Këto kolona po vazhdojnë tash e sa ditë ku mërgimtarët po ballafaqohen me pritje të gjata në këto ditë të ftohta dimri, raporton JOQ Kosova.