JOQ Albania
Home

Shteti kosovar ua ndalon pelegrinëve serbë hyrjen në Gjakovë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 06/01/2019 12:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në kohën kur qytetarët e qytetit të Gjakovës kishin dalë në rrugë për të kundërshtuar pelegrinazhin serb, ka folur këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, bërë të ditur se sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet vendore, raporton JOQ Kosova.

“Nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për këtë organizmin dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar. Bashkë ndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëve serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg. Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Zyberaj ka thënë se Kosova respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare.

Sidoqoftë, qytetarët gjakovarë janë larguar nga rruga në momentin kur kanë kuptuar se pelegrinazhi i serbëve nuk do të realizohet.

Ndryshe, çdo vit nga Serbia niset një grup serbësh për pelegrinazh në Kosovë, mirëpo çdoherë hasin në kundërshtim të qytetarëve të këtij qyteti./JOQ Kosova