JOQ Albania
Home

Shifra shqetësuese: 42% e të rinjve duan të ikin nga Kosova
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 06/01/2019 13:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sondazhi i Gallup e nxjerrë Kosovën në krye të indeksit të “nxjerrjes së trurit” në Europë, i cili mat nivelin e të rinjve të arsimuar, të cilët dëshirojnë të largohen nga vendi pa plan të kthehen.

Sipas sondazhit, në Kosovë janë 42% e të rriturve të arsimuar të lartë që do të largoheshin përgjithmonë nga vendi i tyre, raporton JOQ Kosova.

Kosova është gjithashtu e treta në botë sipas indeksit të ikjes së të arsimuarve, pas Sierra Leone (78%) dhe Sirisë (44%).

Ekspertët e konsiderojnë papunësinë, pagat e ulëta, korrupsionin e lartë dhe mungesën e sundimit të ligjit, si arsyet kryesore pse njerëzit në Ballkan duan të ikin nga vendet e tyre.

Shteti kosovar, ndërkaq, nuk ka paraqitur asnjë politikë të qartë kundër kësaj tendence ikjeje, madje as nuk është punuar për të parandaluar ikjet që po ndodhin në vazhdimësi.

Vetëm para disa vitesh, mijëra shqiptarë të Kosovës zgjodhën rrugët ilegale përmes Serbisë për të dalë në Hungari e më pas në vendet perëndimore, në kërkim të një jete më të mirë./JOQ Kosova.