JOQ Albania
Home

Lexon njoftimin e agjencisë së udhëtimit, shqiptari “shqyen sytë” kur sheh se çfarë ofrohet falas në Mal të Zi
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06/01/2019 14:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbyllja e lojërave të fatit në vend ka qenë një nga vendimet më të diskutueshme të qeverisë.

Sigurisht që në parim të gjithë mund të jenë dakord për shkak se llotot dhe kazinotë ishin më të shpeshta në lagje se sa furrat e bukës apo libraritë.

Mirëpo ajo çka diskutohet është se si do të vijojnë më vonë, si do të funksionojnë nëse hapen sallone të reja dhe në dorën e kujt do të jenë. E për më tepër çfarë do të ndodhë me qytetarët që ishin të punësuar në këtë biznes?!

Por përtej këtyre, me sa duket agjencitë turistike kanë shtuar në ofertat e tyre të udhëtimeve edhe një pikë mjaft “tunduese”.

Një qytetar ka shkruar për JOQ Albania se një agjenci ofron udhëtim në Kolashinë dhe në ofertë ka edhe 10 Euro Chipsa falas në kazino.

Ai shkruan:

Përshëndetje JOQ!
Tani qe u mbyllen kazinotë filluan agjencitë e udhëtimit t’i çojnë si turista në Malin e Zi, por në të vërtetë i çojnë në Casino ku i joshin me Çipsa.”

Sigurisht që një gjë e tillë nuk është ilegale, ama është një mënyrë jo fort e mirë për të joshur shqiptarët sërish me lojëra fati.