JOQ Albania
Home

“Ju q*fsha nënat, gjyshet dhe trungun”, merret vendimi për sharjet e Riberi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/01/2019 14:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i Bajernit, Frenk Riberi është bërë protagonist ditët e fundit.

Ai publikoi një video ku shihej teksa shërbehej me një biftek të larë në ar nga kuzhinieri me famë ndërkombëtare, Nusret Gokçe.

Komentuesit e kritikuan francezin, ndërsa ai ka bërë një status duke shpërthyer në të shara banale.

Shpërthimi i Frank Riberi ka bërë xhiron e botës, pasi është cilësuar e pazakontë që një lojtar i një profili të lartë të përdorte shprehje të tilla publikisht.

Klubi gjerman i Bajernit ka bërë të ditur se për lojtarin do të ketë masa të rrepta.

Mediat gjermane raportojnë se francezi ka marrë një gjobë të majme për sjelljen e tij të pahijshme në rrjetet sociale.