JOQ Albania
Home

De Biazi tregon si refuzoi ekipin që e bëri të famshëm: Isha në një shpellë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/01/2019 16:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para se të merrte drejtimin e kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi njihej nga të gjithë si ish-futbollisti i famshëm i Palermos, klub ku luajti për 3 sezone.

Së fundmi, në një intervistë për “Corriere Dello Sport”, teniku italian ka treguar se presidenti i këtij ekipi, Mauricio Zamparini e kontaktonte vazhdimisht kohët e fundit për t’i ofruar pankinën e Palermos.

Hera e fundit ishte fundi i sezonit të kaluar kur skuadra rezikonte seriozisht rënien në Serinë B.

De Biazi tregon:

Më tha se do të ishte sjellje e edukuar nëse do të përgjigjesha menjëherë, por isha për drekë në një shpellë. Nuk e telefonova menjëherë pasi m’u desh një natë që ta mendoja.
Mëngjesin e nesërm, i komunikova që nuk ma ndjente. Mbeteshin edhe 4 ndeshje për t’u luajtur dhe nuk mund ta ndihmoja, përndryshe do të shkoja me vrap atje