JOQ Albania
Home

I kaloi treni përsipër, shpëton pa asnjë gërvishtje i pastrehu 68-vjeçar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/01/2019 18:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i pastrehë ka arritur të mbijetojë pa asnjë gërvishtje pasi një tren i nëntokës i kaloi sipër. Thuhet se 68-vjeçari ishte ulur tek shinat për të marrë një qese më ushqim që ia kishte hedhur një shok i tiji.

Miku i tij ndodhej në platformën e kundërt dhe qesja nuk arriti që të kalonte në anën e të pastrehut.

Kështu, ai u ul poshtë për ta kapur, por pikërisht aty i ngeci i ngatërruar pas shinave. Ndërkohë, për fatin e tij të keq një tren po vinte me shpejtësi të plotë.

Duke menduar shpejt ai u arriti që “shtrydhte” veten në vendin bosh mes shinave ndërkohë që treni i kalonte sipër.

Incidenti ndodhi në një stacion nëntoke në Nju Jork, më 4 janar ndërsa qesja, për të cilën për pak sa nuk u vra, kishte brenda oriz, fasule dhe peshk. JOQ Albania