JOQ Albania
Home

Tensionohet situata në Luginën e Preshevës, policia serbe po bastis familjet e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/01/2019 20:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Luginën e Preshevës situata është tensionuar pasi ka nisur një fushatë bastisjesh ndaj familjeve të dëshmorëve dhe ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së.

Bastisjet, që kanë nisur me pretekstin e kërkimit të armëve në familjen e dëshmorit, Qenan Rrahimi në fshatin Boshtrom kanë tronditur familjarët.

Sa i përket fushatës së marrë nga organet serbe të sigurisë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së si dhe Këshilli Nacional Shqiptar.

Që të dyja institucionet i vlerësojnë bastisjet si një tendencë për të provokuar situatën në këtë rajon.

Përfaqësuesit institucional të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë ftuar qytetarët shqiptarë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme.