JOQ Albania
Home

Edhe pse ia mbuloi fytyrën, zbulohet kush është “i dashuri” i Encës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/01/2019 22:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi publikoi një foto ku shfaqej në krah të një mashkulli, fytyrën e të cilit e kishte mbuluar, të gjithë sytë u kthyen nga jeta private e Encës.

Ishte pikërisht fotoja me fytyrën e mbuluar shkaku që në media nisi të qarkullonte lajmi se bëhej fjalë për të dashurin e këngëtares, të cilin ajo e mban të fshehtë.

Por, në një prononcim për “intv.al”, Haxhia ka treguar se në foto është shoku i saj, Xhonatani.

Për të hedhur poshtë thashethemet, këngëtarja ka postuar gjithashtu një mesazh të vogël, me anë të një “story” në Instagramin e saj.

Ajo shkruante:

Ju ujqër, edhe kur të kem të dashur nuk do e postoj kurrë në Instagram. Ruani mashkullin tuaj vajza.”