JOQ Albania
Home

Wayne Rooney nuk ndryshon kurrë, arrestohet sërish nga policia
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/01/2019 22:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wayne Rooney e ka të pamundur të heqë dorë nga alkooli dhe telashet me policinë.

Para pak ditësh, sulmuesi anglez është arrestuar nga policia pasi është kapur i dehur, madje duke përdorur fjalor fjalor banal në publik.

Ai është arrestuar në Virxhinia më datën 16 dhjetor në aeroport me akuzën “sharje në publik në gjendje të dehur”.

Mësohet se futbollisti ka ndenjur për disa orë të gjata në polici dhe ka dalë aty me një gjobë të majme.

Kjo nuk është hera e parë që Rooney sillet në mënyrë të pahijshme.

Në vitin 2017, ai është kapur në gjendej të dehur, për më tepër duke i dhënë makinës bashkë me një mikeshën e tij si pasagjere.