JOQ Albania
Home

Ylli i Real Madridit shqyen fanellën, ja si reagojnë tifozët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/01/2019 22:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Real Madridi po kalon një nga sezonet më të dobëta në histori. Ata u mundën sot  2-0 në shtëpi nga Real Sociedad.

Megjithatë, një nga lojtarët nuk do ta harrojë lehtë këtë ditë, është Lukas Vazkez.

Mesfushori i Real Madridit u bë protagonist në këtë ndeshje, duke u ndëshkuar me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Padyshim një moment stresues dhe Vazkez nuk i ka mbajtur nervat.

Spanjolli shqeu me forcë fanellën ndërsa largohej nga fusha, si për të shprehur inatin e tij.

Por ky veprim nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët.

Këta të fundit në rrjetet sociale i janë kundërvënë futbollistit duke i kujtuar se ajo fanellë ishte simboli i një klubi dhe jo thjesht veshmbathje, ndaj duhej respektuar, pavarësisht çdo situate që kalonte në fushë apo jashtë saj.