JOQ Albania
Home

Modriç te Interi, Ikardi te Real Madridi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/01/2019 9:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi nuk ka aspak ndërmend të heqë dorë nga Luka Modriç.

Edhe pse në shtator, mesfushori kroat do mbushë plot 34 vjeç, zikaltërit e duan me ç’do kusht në ekip.

Për të arritur te fituesi i "Topit të Artë", drejtuesit zikaltër janë të gatshëm të përdorin edhe kapitenin e tyre, Mauro Ikardin.

Reali sigurisht, mund të vlerësojë ardhjen e argjentinasit duke e konsideruar zëvendësuesin ideal të Benzemasë, në rast largimi të francezit.

Duke konsideruar parametrat, bisedimet nuk do jenë aspak të lehta, por asgjë nuk është e pamundur pasi të dyja ekipet duken të gatshme.