JOQ Albania
Home

Pas 2 ditë “ferri” në kufirin me Serbinë, mërgimtarët e Kosovës dalin lirshëm
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 07/01/2019 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fundjava e fundit kishte një fluks të larguarish nga Kosova. Mërgimtarët që kishin zgjedhur të festonin fundvitin në Kosovë, u përballën me pritje deri në 7 orë në temperatura që shkonin deri në -9 gradë.

Por, me kalimin e kësaj fundjave edhe ky "ferr" mori fund dhe tani kufiri në mes Kosovës dhe Serbisë është liruar, raporton JOQ Kosova.

Qytetarët tani presin deri në 30 minuta, rrugët janë të kalueshme.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhmin Kufitar, sot më e shkurtër ka qenë koha e pritjes për të kaluar në pikat kufitare të Kosovës për në Serbi.

Pas shumë ditëve me kolona të gjata dhe pritje deri në 10 orë. Tani vetëm 10 deri në 15 minuta iu duhet të gjithë vozitësve të presin për të kaluar në pikën kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë./JOQ Kosova