JOQ Albania
Home

Vetëvendosja ia bën qejfin vetes, nxjerrin Albin Kurtin të parin në sondazh
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 07/01/2019 11:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar një anketë të realizuar në muajin dhjetor, sipas së cilës kryeministri më i përshtatshëm për qytetarët do të ishte Albin Kurti.

Ndërkaq, LVV si parti është renditur e dytë si më e votuar pas LDK, e PDK del vetëm e treta, raporton JOQ Kosova.

Lidhur me këtë ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK vlerëson se ky sondazh tregon vetëm krizën e tyre si parti.

“Publikimi i të ashtuquajturit “sondazh” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje i cili nuk përmban asnjë element lidhur me metodologjinë e punës dhe nivelin e mostrave nuk tregon asgjë më shumë sesa shqetësimin dhe krizën e tyre si parti. Është shumë e qartë se Kryeministri Ramush Haradinaj me vendimet e guximshme dhe të drejta qe ka marr gjatë këtij mandati, jo vetëm që e ka rritur besimin ndaj tij si Lider por e ka përkrahjen me të madhe nga qytetarët, dhe atë më shumë se sa secili Kryeministër i kaluar”, thuhet në reagim.

“Përndryshe, përderisa të tjerët po merren me sondazhe të porositura, kryeministri dhe kryetari i ynë i’a ktheu dinjitetin vendit duke e bërë Kosovën me Ushtri, duke aplikuar taksën ndaj Serbisë dhe tani deri sa të tjerët vazhdojnë të merrem me garën për pushtet e flasim për zgjedhje ne po vazhdojmë suksesshëm rrugën tonë drejt zhvillimit të vendit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke udhëhequr me shtatë komuna asnjëherë nuk ka qenë më e fortë politikisht dhe pa asnjë dyshim është partia politike kryesore në vend ndërsa kryetari ynë është Lideri numër një. Manipulimi sikur AAK ka shënuar rritje në 12.6 përqind është përpjekje për ta eklipsuar rritjen e vazhdueshme të AAK-së e që është shumë më shumë se aq!”, thuhet në reagimin e AAK-së.

E ky sondazh e nxori më së keqi PSD-në, që është parti me njerëzit që dolen nga VV-ja, dhe që tani po zhvillojnë luftë të ashpër politike.

Sidoqoftë, partitë në Kosovë gjithmonë e kanë nxjerrë veten si parti të parë ose të dytë, por zgjedhjet gjithmonë kanë sjellur rezultate të ndryshme./JOQ Kosova